Hoxhaj: Zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor

02 qershor 2021 | 15:13

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik ka kërkuar që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor.

“Ne mendojmë se institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve do të duhej të kenë mjaftë kohë që procesi të jetë i përgatitur mirë, dhe kemi kërkuar që 31 tetori të jetë datë kur të mbahen zgjedhjet lokale, meqë do të lejonte kohë për përgatitjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se PDK-ja është shumë e përgatitur për zgjedhjet lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…