Hoxhë Fatmiri: Politikanët e Kosovës në tetik, Zoti i udhëzoftë

31 korrik 2020 | 18:22

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur edhe për situatën politike në vend.

Latifi ka kritikuar politikanët kosovar duket thënë se ata nuk janë në rrugë të Zotit.

“Politikanët kosovar janë në tetik. Allahu i udhëzoftë. S’janë në rrugë të duhur”, ka thënë Latifi.

Gjithashtu hoxha nga Mitrovica ka thënë se nuk duhet gjunjëzuar para Serbisë në dialog. Për Aleksander Vuçiqi ka thënë se s’mund ta shoh me sy.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1017222182065125

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Të manipulosh ëndrrën. Duket si një fragment nga filmi “Inception”…