Hoxhës së LV-së i del kohë të merret edhe me Bujar Osmanin: Ky mjeran na doli si themeluesi i ‘Ballkanit të hapur’

05 tetor 2023 | 11:49

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka vazhduar kritikat ndaj përfaqësueseve politik të shqiptarëve në rajon.

Pas sulmeve ndaj Edi Ramës, Dritan Abazoviqit dhe Shqiprim Arifit, ai është marrë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ky i fundit, sipas zyrtarit të LV-së, është mjeran dhe themelues i “Ballkanit të hapur”.

“Në aradhën e Ramës me idenë e tij të kontrollit të veriut të Kosovës prej KFOR-it, Dritan Abazoviqit me kontributin që i dha kishës serbe në Mal të zi, Shqiprim Arifit si shërbëtor i Vulinit në Preshevë, ja që na doli edhe Bujari në Maqedoni të Veriut për mos të ngelur pas. Por, ky mjerani na doli si themeluesi i ‘Ballkanit të hapur’. Kaq kishte në dorë. U mendua gjatë se si të tregohej antishqiptar, por nuk gjeti formulë më të mirë se të thoshte se mund ta përjashtojë Serbinë prej Ballkanit të Hapur. Pra Bujari po përpiqet të na thotë se idenë antishqiptare të Ballkanit të Hapur e ka themeluar ai e jo qarqet serbe”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.

Sipas tij, antishqiptarizmi të shqiptarët është një lloj virusi i prodhuar tek armiqtë tanë, por i shpërndarë në të gjithë trevat shqiptare.

“Antishqiptarizmi te shqiptarët është një lloj virusi i prodhuar tek armiqtë tanë, por i shpërndarë në trevat tona. Ai ka ekzistuar gjithnjë dhe na ka bërë shumë dëm. Sepse me ndihmën e armiqve tanë tradhtarët kurorëzoheshin gjithnjë udhëheqës të shqiptarëve. Kështu që në pushtet na vijnë prej një shekulli shqiptarët e kontaminuar me dellin e tradhtisë. Duhet shumë punë për ta fshirë një herë e mirë virusin. Virusi e ka bazën te mosbesimi i shqiptarëve se nuk bëhen. Por ja që ky cikël i historisë është mbyllur ashtu si Ballkani i hapur është mbyllur. Bujari dhe të tjerët si ai do të mbeten qyqarë sepse deshën pushtetin e përkohshëm para atdheut të përjetshëm”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pjesëmarrjen e mbi 140 personaliteteve nga e gjithë bota,…