Ky është mesazhi epik që Trump i la Joe Biden-it në zyrë

21 janar 2021 | 00:12

Ish-presidenti Donald Trump nuk pranoi të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, madje ai shmangu çdo traditë të transferimit paqësor të pushtetit.

Në fakt Trump respektoi vetëm një nga traditat e shumta. Zv/sekretarit për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Judd Deere, tha se Donald Trump i ka shkruar një letër Joe Biden.

Letra ishte lënë në Tavolinën e Rezolutave në Zyrën Ovale, ndërsa përmbajtja e saj u bë e ditur pak më parë nga mediat ndërkombëtare.

Joe, ti e di që unë fitova“. Ky ka qenë ky mesazhi që Trump i ka lënë pasuesit të tij, dhe i cili po bën “namin” në mediat botërore.

Trump zgjodhi të largohej nga Shtëpia e Bardhë dhe Uashingtoni pak para se Biden të mbërrinte për të bërë inaugurimin e tij si president i 46 i SHBA-ve. Ai zgjodhi të mos respektonte asnjë nga traditat e transferimit të pushtetit por të linte këtë letër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur nga burgu, gjykata…