Në tri ditët e fundit është ulur numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni

04 janar 2022 | 08:58

Numri i rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i vitit është në rënie të vazhdueshme dhe në tre ditët e para të vitit janë regjistruar gjithsej 923 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1328 dhe kanë vdekur 15 persona, kështu që numri i rasteve aktive është vazhdimisht në rënie, ndërsa për momentin janë 4817 persona të infektuar.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më 1 janar të këtij viti janë regjistruar 435 pacientë të rinj dhe 534 të shëruar, më 2 janar 246 raste të reja dhe 547 të shëruar, ndërsa më 3 janar 242 të rinj dhe 247 të shëruar.

Rreth 20 përqind e rasteve aktive me COVID-19 janë regjistruar në tre ditët e fundit.

Sipas qyteteve, numri më i madh ose gjysma e rasteve të reja në tre ditët e kaluara janë në Shkup, Manastir, Prilep dhe Ohër.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar 225.972 persona, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy pilotë vdiqën në një përplasje në brigjet e Izraelit…