
Nuk u besojmë Albin Kurtit dhe LV-së
22 gusht 2025
| 08:16
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se LDK nuk i beson Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Ai shtoi se qëndrimi politik i LDK-së është se qfarë pritet në të ardhmen nga LVV që sipas tij ka mos besim.
“Ne nuk veprojmë në oazë, LDK nuk vepron në oazë ose në vakuum politik, qëndrimet tona politike normalisht që ndërtohen nga e kaluara por duke e planifikuar edhe të ardhmen. Nuk jemi në një vakuum politik dhe normalisht edhe ky qëndrim i joni politik sot karshi LVV-së i ka pak konsetuenca se qka ka ndodhur tri katër pesë vitet përpara dhe qka presim që ndodhë në të ardhmen. Ka mos besim, nuk i besojmë Albin Kurtit dhe LVV-së, a ka më thjesht se kaq”, theksoi Zogaj. /RTV21