Zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse tregon kur mund të përfundojë lufta

21 prill 2022 | 07:53

“Lufta e Rusisë në Ukrainë do të marrë fund kur NATO të reshtë së përdoruri territorin ukrainas për ta kërcënuar Moskën”, është shprehur zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexey Polishchuk, për agjencinë e lajmeve “Tass”.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Këto përfshijnë mbrojtjen e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj Rusisë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Ai shtoi se “operacioni ushtarak” po zhvillohet siç është planifikuar dhe se të gjitha objektivat e tij do të arrihen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje shumë interesante, Peja ka mundur Prizrenin 16…