Pahor pasdite vjen në Kosovë, sjell mesazhe për dialogun me Serbinë

07 shtator 2022 | 08:16

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot pasdite do ta vizitojë Kosovën.

Ai në Prishtinë do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Turneu i Pahorit vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës.

Para pak ditësh Pahor qëndroi në Beograd. Derisa foli për dialogun Kosovë – Serbi në Beograd, ai kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova.

“Sa herë i kam vizituar miqtë e mi në Prishtinë u kam thënë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nëse duam që një proces të jetë i besueshëm”, ka thënë pahor në kryeqytetin serb.

Pahor kishte thënë se gjatë vizitës në Kosovë do të dërgojë disa mesazhe të rëndësishme.

“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog dhe, së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’. Mendoj se ka shumë mosbesim”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka nisur sot, herët në mëngjes, një…