Deputeti i LV-së: Infermiereve, pos burgut, duhet me ua marrë edhe fytyrën

03 nëntor 2022 | 08:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar për rastin e dhunës së Aurona Pelajt, infermiere që e ka sulmuar një grua të moshuar.

Ai ka thënë se “pos burgut infermierëve duhet me ia marrë edhe fytyrën”.

Madje deputeti infermierët i ka quajtur “krijesa në formë njëri.

“Qe moti kohë nuk kam parë video që më ka ngjallur neveri e dhimbje sa kjo ku rrahet një e moshuar në Pejë.  I shqetësuar tej mase se si me këtë krim qeshej, dhe i njëjti xhirohej. Shumë kriminelë me një vend. Me ushtru dhunë mbi një të moshuar, tregon sa i ligë dhe i poshtër je.  Përveç burgut, duhet me ua marrë fytyrën këtyre krijesave të quajtura njeri”, ka shkruar Agusholli në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci ka treguar se deri në sa vjet…