MKRS-ja i jep çmimin “Pjetër Bogdani” përkthyeses Meliza Krasniqi

14 mars 2023 | 14:29

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sot, në një ceremoni zyrtare, ka dhënë  çmimet vjetore për letërsi për vitin 2022. Në mesin e laureatëve të sivjetmë është edhe përkthyesja Meliza Krasniqi, së cilës, juria për çmimet vjetore, i ka dhënë çmimin “Pjetër Bogdani” për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe në vitin 2022, për përkthimin e librit “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge. Librin e ka botuar shtëpia botuese “Armagedoni” në vitin 2022 dhe gjendet në librarinë “Artini” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aq shumë bubullima sa ra shi…; thotë një proverb i…