Biblioteka Kombëtare shpall tender 150 000.00 euro, një operator ekonomik ankohet për favorizim

16 maj 2024 | 11:15

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” muajin e kaluar ka publikuar procesverbalin e hapjes së tenderit me titull “Platformë hardver për publikimin pastrimin e librave, gazetave dhe hartave të digjitalizuara”. Për këtë titull të kontratës kanë tenderuar dy operatorë ekonomikë, Grup i Operatorëve Ekonomik IT INOVATION SH.P.K.; Biblibre SARL, me lokacion rruga Bardhyl Çaushi, nr. 9, 10000, Prishtinë dhe TECH VISION SH.P.K., me lokacion rr. “Bardhyl Çaushi”, nr. 9, 10000, Prishtinë. Por për këtë aktivitet të prokurimit ka bërë ankesë operatori ekonomik “OE RENER Sh. P. K.”, i cili, në një paragraf të ankesës, duke paraqitur pretendime ankimore, ka shkruar: “AK, me Kërkesa 2 Ofertuesi i shërbimeve duhet të ketë të paktën 3 persona të certifikuar për softuerin e arkives digjitale, duke mos specifikuar llojin e certifikimit dhe angazhimin e të njëjtëve, përbën favorizim te një OE, i cili posedon këtë informatë dhe i posedon personat e certifikuar”. Megjithatë, ankesën e “OE RENER Sh. P. K.” e ka hedhur poshtë autoriteti kontaktues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Drilon Kabashi, zëvendësdrejtor i Zyrës së Prokurimit.

Pas ankesës së operatorit “OE RENER Sh. P. K.” për favorizim të operatorit ekonomik përfitues, se ai paraprakisht ka pasur informatë për specifikat e tenderit, gazeta “Epoka e re” është interesuar të dijë se kush prej zyrtarëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i ka përgatitur specifikat e këtij tenderi dhe nëse ka të vërteta rreth ankesës për favorizim operatorësh. Pavarësisht prej përpjekjeve, nuk ka marrë informata se kush i ka përgatitur specifikat e këtij tenderi.

Dy ofertuesit e parë, IT INOVATION SH.P.K. dhe TECH VISION SH.P.K., kanë të njëjtin lokacion të vendndodhjes së veprimtarisë. Gazeta “Epoka e re” ka hulumtuar se shumicën e tenderëve në vitet e fundit për pajisje me digjitalizim i ka marrë TECH VISION SH.P.K. Po kjo kompani vetëm në vitin e kaluar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës është shpërblyer me mbi 500 000.00 euro. Gjatë ditëve të ardhshme gazeta do të kontaktojë edhe me operatorin që ka bërë ankesë, gjithashtu me Drilon Kabashin, zëvendësdrejtor i Zyrës së Prokurimit në MKRS dhe me zyrtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm…