“Huawei”: Sanksionet amerikane dëmtojnë miliarda klientë

29 maj 2019 | 13:00

Zyrtaret e lartë të kompanisë kineze të teknologjisë “Huawei” kanë deklaruar se sanksionet e SHBA-së ndaj kësaj kompanie do të dëmtojë miliarda klientë.

Duke folur në një konferencë për media, shefi ligjor i kompanisë , Song Liuping tha se ndalimi i tregtisë do të dëmtonte drejtpërdrejtë kompanitë amerikane si dhe do të prekte vendet e punës. “Ky vendim do të dëmtojë klientët tanë në mbi 170 vende, duke përfshirë më shumë se tre miliardë konsumatorë që përdorin produktet dhe shërbimet ‘Huawei’ në të gjithë botën”, ka deklaruar ai.

Uashingtoni kohët e fundit shtoi “Huawei” në një listë të kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë.

Ndalimi i tregtisë është pjesë e një beteje më të gjerë midis SHBA-së dhe “Huawei”.

Uashingtoni thotë se kompania kineze, që është ndër prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të telekomit në botë, cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së.

SHBA-ja po ashtu thotë se kjo kompani mbledh të dhënat e klientëve dhe është e lidhur me qeverinë kineze.

“Huawei” ka mohuar vazhdimisht pretendimet se përdorimi i produkteve të saj paraqet rreziqe sigurie dhe thotë se është i pavarur nga qeveria kineze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e…