Veseli: Kosova po ndërton ura fizike dhe të miqësisë

29 maj 2019 | 12:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e përurimin të autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë se Kosova është duke u treguar faktor stabiliteti, duke ndërtuar ura fizike dhe të fqinjësisë së mirë.

“Pas dy dekadash është faktor stabiliteti, duke ndërtuar ura jo vetëm fizike”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se pas përfundimit të infrastrukturës do të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e rendit dhe ligjit.

“Sot të gjithë po e shohin se Kosova jo vetëm po qëndron financiarisht dhe ekonomikisht, por ajo është e fuqishme të bëjë mrekulli. Falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike të Kosovës, ambasadorin e ShBA-së, Kosnet dhe secilin ambasador të secilit vend mik. Keni besim në shtetin e Kosovës. Kosova është një vend demokratik, ku sundon ligji. Ajo do të jetë përherë mirënjohëse dhe partnere e juaja”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më…