Hulku planifikon të rikthehet në Brazil

16 korrik 2020 | 14:21

Pas pesë vitesh në futbollin kinez, sulmuesi 33-vjeçar Hulk po përgatit largimin nga Shanghai Sipg.

Futbollisti brazilian i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve që nuk do të rinovojë kontratën që skadon në dhjetor të këtij viti.

Kampionati kinez pritet të rinisë më 25 korrik dhe Hulk do të luajë muajt e fundit me fanellën e ekipit të Shanghait. Sipas mediave braziliane, lojtari synon të rikthehet në vendlindje ku ka disa oferta por bisedimet konkrete kanë qenë më skuadrën e Sao Paolos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i shoqëruar…