Hoxha së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim vizitojnë Brigadën e Zjarrëfiksëve në Gjakovë

16 korrik 2020 | 14:14

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë, Vehat Hoxhaj, ka vizituar sot Brigadën e Zjarrëfiksëve në Gjakovë.

Ata u pritën nga komandanti i kësaj brigade Xhevdet Brahimaj.

“Në këtë takim u njoftuam për shërbimin e zjarrëfiksëve në komunën e Gjakovës, si dhe për situatën në menaxhimin e zjarreve në lokacione të ndryshme në komunën tonë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj ka thënë se Zjarrëfikësit duhet të kenë përkujdesje më të madhe institucionale qoftë nga niveli qendror e lokal sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë.

Postimi i plotë i tij:

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj, vizituam sot Brigadën e Zjarrëfiksëve në Gjakovë, ku u pritëm nga komandanti i kësaj brigade z. Xhevdet Brahimaj.
Në këtë takim u njoftuam për shërbimin e zjarrëfiksëve në komunën e Gjakovës, si dhe për situatën në menaxhimin e zjarreve në lokacione të ndryshme në komunën tonë.
Zjarrëfikësit duhet të kenë përkujdesje më të madhe institucionale qoftë nga niveli qendror e lokal sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, e cila vështirëson pa masë veprimtarinë e tyre në punë.
Misioni i zjarrfikësve është shpëtimi i jetës së njeriut dhe këta meritojnë tretman më të mirë.
Të gjithë duhet të angazhohemi që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar partitë shqiptare…