Limaj uron partitë shqiptare në Maqedonë e Veriut për rezultatet e arritura

16 korrik 2020 | 14:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare.

Limaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se rezultatet e fundit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë të zgjedhur në legjislaturën e re.

“Të gjithë deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut iu uroj punë të mbarë dhe suksese në përfaqësimin sa më të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Shkolla…