Humanisti Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Lipjanit

12 qershor 2020 | 15:00

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti zyrtarisht të premten ia ka dorëzuar çelësin e qytetit, dhe ka shpallur “Qytetar Nderi”, humanistin nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati.

Kjo u bë me propozimin e kryetarit të komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe me miratimin e Asamblesë Komunale në seancën e fundit.

Kryetari Imri Ahmeti me këtë rast ka thënë se është nder dhe krenari për Lipjanin që po shpallim “Qytetar Nderi” humanistin Halil Kastrati në shënimin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit.

Ndërkaq, humanisti Halil Kastrati ka falënderuar Kryetarin Ahmeti dhe shtoi se nga sot ka përgjegjësi shtesë në punën dhe angazhimin tij gjë që bënë edhe më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm për të gjitha aktivitetet e më tutjeshme në veprimtarinë e tij humane, dhe se është nder për të jetë qytetarë nderi i Komunë së Lipjan

Humanisti Kastrati së bashku me shoqatën e tij, “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar qindra familje me nevojë në territorin e Komunës së Lipjanit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Bashkimit Evropian (EUROPOL)…