Humb jetën në një aksident tragjik Kelvin Kiptum

12 shkurt 2024 | 11:58

Rekordmeni botëror i maratonës për meshkuj, Kelvin Kiptum nga Kenia ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e tij.

24-vjeçari u vra së bashku me trajnerin e tij, Gervais Hakizimana nga Ruanda, pasi humbi kontrollin e automjetit gjatë vozitjes në Kaptagat, në orën 23:00 me kohën lokale.

“Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe, shkroi në X: “Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar kur mësuam për humbjen e Kelvin Kiptum dhe trajnerit të tij, Gervais Hakizimana. Në emër të të gjithë Atletikës Botërore, ne u dërgojmë ngushëllimet tona familjeve, miqve, shokëve të skuadrës dhe kombit kenian”.

“Ishte vetëm në fillim të kësaj jave në Çikago, vendi ku Kelvin vendosi rekordin e tij të jashtëzakonshëm botëror në maratonë, që unë munda të ratifikoja zyrtarisht kohën e tij historike. Një atlet i jashtëzakonshëm që lë një trashëgimi të pabesueshme, do të na mungojë shumë”.

Rekordi botëror i Kiptum në maratonën 2:00:35, i vendosur në Maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar, u ratifikua vetëm disa ditë më parë nga World Athletics. 24 vjeçari kishte kaluar vetëm në vrapimin e maratonës nga garat me distanca më të shkurtra një vit përpara se të vendoste atë ritëm rekord.

Ai gjithashtu kishte njoftuar së fundmi planet për t’u bërë atleti i parë që do të vrapojë një maratonë zyrtare në më pak se dy orë, në Roterdam në prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përsiatje (Rreth përmbledhjes me poezi “Edhe perënditë pushojnë të shtunën”…