Humb jetën nga Covid-19, lë pas 13 fëmijë

20 nëntor 2020 | 16:02

Covid-19 i ka marrë jetën një 35-vjeçareje në Britani. Sonia Partridge ndërroi jetë për shkak të koronavirusit, duke lënë pas 13 fëmijët e saj dhe të partneres, Kerry Ann.

Sonia kishte dy fëmijë të saj dhe partnerja e saj Kerry gjashtë të tillë nga një martesë e mëparshme, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve kanë ardhur në jetë përmes dhuruesit të spermës.

“Unë jam duke parë fëmijët e vegjël që vrapojnë përreth sikur asgjë nuk ka ndodhur, kjo është shumë e vështirë të pranosh që ajo kurrë nuk do t’i shohë ata të rriten”, tha Kerry.

Nga ana tjetër, Kerry pohoi se familja po përballet me kushte të vështira financiare, dhe për këtë arsye ka krijuar një faqe në internet për mbledhjen e parave që nevojiten për funeralin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amet Mici shpall te pavlefshme diplomën e shkollës se mesme…