Humb jetën një 20 vjeçare pas një aksidenti në Greme të Ferizajt

24 dhjetor 2017 | 14:48

Një 20 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Greme të Ferizajt.

Aksidenti ka ndodhur të dielen rreth orës 03:43 minuta, ku siç ka njoftuar Policia, sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësja e veturës “Opel Vectra” me targa duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur.

“Me këtë rast njëra nga pasagjeret (E.M. 20 vjeçare) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishte ndërruar jetë, ndërsa ngasësja e veturës dhe dy pasagjeret tjera kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarave, fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,ku ngasësja është trajtuar në këtë ent shëndetësor, ndërsa dy pasagjeret tjera janë dërguar në QKUK, në Prishtinë, kurse trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pas trajtimit mjekësor, ngasësja e veturës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në mbajte për 48 orë”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa qytetare “Stop përmbaruesve” ka kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e…