Humbi këmbët nga minat në Ukrainë, martohet në spital 23 vjeçarja

02 maj 2022 | 19:19

Janë bërë virale disa pamje ku duket një çift ukrainas duke kërcyer në dasmën e tyre në një spital në Lviv.

Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon dhëndrin Viktorin teksa mban në krah bashkëshorten e tij.

Nusja 23-vjeçare Oksana humbi këmbët e saj pasi një minë shpërtheu gjatë luftës në Ukrainë.

Që atëherë, çifti është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së…