Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me autobusin, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali

06 shkurt 2024 | 20:20

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 22-vjeçarit shqiptar, Neli Eriselto ka ndodhur mbrëmjen e 5 shkurtit në Piacenza të Italisë.

“Corriera della Serra“ raporton se i riu humbi kontrollin mbi makinën që drejtonte dhe për pasojë u përplas me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt. Nga përplasja me parakolpin e autobusit, pjesa e majtë e makinës është shpërbërë tërësisht.

Kalimtarët në vendin e ngjarjes ngritën alarmin dhe menjëherë erdhën shërbimet mjekësore, të cilat fatkeqësisht nuk mundën të bënin dot asgjë pasi i riu nuk kishte mundur dot që të ju rezistonte plagëve të marra. Shoferi i autobusit nuk kishte pësuar dëmtime, por ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit që i mori jetën të riut shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar shetet e QUINT-it…