Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

17 gusht 2025 | 17:22

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë konfirmuar autoritetet e Bosnje-Hercegovinës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Zharko Laketa, drejtor i Shërbimit për Çështje të Jashtme të Bosnjës, ka thënë se është duke u punuar për zgjidhje të problemit dhe që turistëve izraelitë do t’iu lëshohen dokumente udhëtimi, raporton Rel.

Në një paraqitje publike të mëvonshme, ai e ka konfirmuar se ka informacion që “pasaportat janë hedhur si pasojë e një aksidenti”.

Disa media izraelite kanë raportuar se 47 turistë izraelitë kanë mbetur të “bllokuar” në Bosnje-Hercegovinë dhe që, sipas tyre, pasaportat u janë hedhur “aksidentalisht në koshin e mbeturinave të një hoteli”.

Policia në Sarajevë është e informuar për rastin, mirëpo nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Ajo nuk i ka kthyer përgjigje Radios Evropa e Lirë se në cilin hotel janë turistët.

Sipas mediave izraelite, grupi i turistëve supozohej të kthehej nga Bosnja të shtunën, mirëpo nuk ka arritur të udhëtojë në mungesë të pasaportave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet…