Humbje e thellë e Kosovës nga Çekia

16 korrik 2019 | 15:04

Paraqitje shumë të zbehtë ka pasur Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Kosova pësoi humbje nga Çekia me rezultat të lartë, 32:10. Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit A, Kosova e zhvillon të enjten ndaj Ishujve Faroe.

Është kjo edhe një ndeshje e vështirë për vashat U19, që me ndeshje të nivelit të lartë besojmë se do të ngritin nivelin dhe në të ardhmen do të kenë prezantim më të mirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evertoni e ka transferuar Fabian Delphin nga Manchester City. 29-vjeçar…