Humolli: Qeveria Kurti ka dështuar në fuqizimin ekonomik të Kosovës

15 shkurt 2024 | 10:46

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, me rastin e trevjetorit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qeveria Kurti me veprime e ka shfaqur fytyrën e vërtetë të Bashkimit Evropian pro serb.

Humolli në një prononcim për “Blic”-in ka numëruar disa pika ku sipas tij qeveria Kurti ka dështuar.

Sipas tij, dështimi i qeverisë në ekonomi rrezikon sukseset e sovranitetit politik.

“Qeveria ka arritur sukses në forcimin e sovranitetit politik të Kosovës. Me veprime e ka shfaq fytyrën e vërtet të Bashkimit Evropian pro serb. Ka dështuar në fuqizimin ekonomik të Kosovës, ka dështuar në ndaljen e gjakderdhjes financiare të Kosovës. Dështimi në ekonomi ia rrezikon sukseset sovranitetit politik. Ka rreziku fuqizimin e moralit për mbrojtjen e vendit me politika niheliste ndaj atyre që kanë luftuar për vendin tonë dhe ndaj atyre që sot janë në vijën e parë të sigurisë së vendit tonë”, ka thënë Humolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit