Hungaria nuk mbështet embargon për naftën ruse

04 maj 2022 | 15:34

Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga Bashkimit Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike. Kështu ka thënë të mërkurën ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

“Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Szijjarto në një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, duke shtuar se Hungaria nuk mund t’i mbështesë masat në formën e tyre aktuale.

Ai ka thënë se Hungaria mund të pajtohej me këto masa vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet.

Më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, derisa njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës…