Hungaria reagon kundër BE-së lidhur me Poloninë

04 janar 20:10

 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se vendimi i Komisionit të BE, i cili nisi procesin për heqjen e të drejtës së votës për Poloninë në Bashkimin Evropian (BE), nuk është i drejtë dhe se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Poloninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizionin publik polak TVP, Orban, tha se nuk e konsideron të drejtë vendimin e Komisionit të BE-së për fillimin e procesit të heqjes së të drejtave të votimit të një vendi anëtar në BE për herë të parë për shkak të shkeljes së sundimit të ligjit në Poloni.

“Procesi që BE ka nisur kundër Varshavës nuk është i drejtë. Hungaria është pranë Polonisë në këtë drejtim. Nëse ata e bëjnë këtë në Poloni sot, ata mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një vend tjetër nesër”, është shprehur Orban.

Duke pretenduar se debati i BE-së me Poloninë është për shkak se vendet e Evropës Qendrore kohët e fundit kanë një rol serioz në Evropë, Orban ka mbrojtur idenë e tij se vendet e Evropës Perëndimore, të cilat e konsiderojnë veten më të zhvilluar se vendet e Evropës Qendrore, nuk mund ta pranojnë këtë situatë të re.

Më tej duke vënë në dukje se nuk mund të bëhet fjalë për ndërprerjen e fondeve të BE-së të dhëna për Poloninë dhe Hungarinë, Orban ka bërë vlerësimin se “Vendet e Evropës Qendrore nuk luten. Pjesa më e madhe e parave që vijnë në rajonet tona nga fondet e BE-së kthehen tek ata që i kanë dhënë. Pra nga fondet e BE-së përfitojnë të gjithë, edhe ata që japin edhe ata që marrin. Kjo është në interes edhe të Gjermanisë edhe të Francës. Edhe ata fitojnë mbi ne”.

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, në një deklaratë të bërë më 20 dhjetor, ishte shprehur se “Si Komisioni i BE-së, ne kemi arritur në rezultatin se sundimi i ligjit në Poloni është shkelur në mënyrë serioze. Si Komision i BE-së kemi vendosur që të vendosim në zbatim procedurën e nenit 7 kundrejt Polonisë”. Komisioni i BE-së pretendon se reforma në gjyqësor në Poloni është në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2018 pritet të sjellë një varg ngjarjesh të rëndësishme…