HYDAJET HYSENI DHE MEGAFONI TË SHKRIHEN NË BRONZ

05 prill 2022 | 00:45


Ismet Sylejmani

Viti 1981, është viti i madh politik kombëtar shqiptar, të cilin përsonaliteti i lavdishëm i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Hydajet Hyseni, me kompetencë e profesionalizëm e ka dominuar katërcipërisht!

Hydajet Hyseni ??
meriton të derdhet në bronz, në vendin ku mbajti fjalim me megafon!

Hydajet Hyseni me vendim të Parlamentit e të Qeverisë së Kosovës, të shpallet oratori më i madh i demostratave gjithpopullore ndër shqiptarët në ish-Jugosllavi!

Me jehonën e fjalimit të Tij me Megafon, jo vetëm ka drejtuar demonstratën më masive të vitit të madh 1981, por ia ka dridhur themelet Federatës jugosllave dhe është shëndërruar në simbol për rininë shqiptare të Kosovës dhe Viseve të saja për angazhim të panderprerë në luftën për liri, pavarësi e çlirim të shqiptarëve!

Sheshi Nënë Tereza, do të jetë edhe më madhështorë kur në mes të tij, para ish-selisë së Komitetit Qendror të LKJ-së në qendër të Prishtinës, do të vendoset shtatorja e Hydajet Hysenit, MEGAFONIT POLITIK SHQIPTAR!

Prishtinë, 2 Prill 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca njoftoi të hënën vendimin e saj për të dëbuar…