Hyjnë në fuqi tarifat amerikane mbi importet kineze

06 korrik 2018 | 11:26

Tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbi mallrat e Kinës, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh, kanë hyrë në fuqi, duke sinjalizuar fillimin e një beteje të gjithanshme tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Taksa 25 për qind në importet kineze ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas kohës në Uashington.

Kina ka thënë se ShBA-ja ka nisur luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike dhe ka premtuar kundërveprime.

“Ky lloj i tatimit është një tradhti tipike, e cila rrezikon seriozisht sigurinë e industrisë globale”, ka thënë një zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë të Kinës.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se tarifat kanë për qëllim ndalimin e transferimeve të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë, si dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Trumpi tashmë ka vënë tarifa edhe mbi importet e disa prodhimeve nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja.

Ai ka thënë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në ShBA, por, sipas të tjerëve, ai është proteksionizëm dhe thyen rregullat globalë të tregtisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka realizuar…