Hyjnë në fuqi udhëzimet administrative për ndërtimet pa leje

14 korrik 2019 | 23:35

Më 15 korrik do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve  nga ministri, Fatmir Matoshi.

Me këtë rast, ministri Matoshi do të mbajë të hënën konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.

Me hyrjen në fyqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Procesi i legalizimit sipas ligjit të aprovuar më 2013 dështoi për shkak të mosinteresimit të qytetarëve për të aplikuar.

Vetëm 8493 veta aplikuan për legalizim në tërë Kosovën, nga numri i përgjithshëm 352.836 vetave sa janë paraqitur për regjistrimin e objekteve pa leje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës…