Hyjnë në qarkullim monedhat e reja 100 dhe 200 euro

23 maj 2019 | 15:59

Ditën e martë, më 28 maj, do të dalin kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro nga Banka Qendrore Evropiane dhe me këto kartëmonedha mbyllet zëvendësimi i kartëmonedhave të vjetra.

Sipas Bankës Qendore Evropiane, s’do të prodhohen më kartëmonedha 500 euro për të luftuar korrupsionin në Evropë.

Deri tani Banka Evropiane ka ndryshuar kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 euro. Sipas ekspertëve këto kartëmonedha 100 dhe 200 eurosh janë shumë të vështira për t’u falsifikuar, por prapë pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para fallco dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës…