Hykolli pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Kuvendit, diskutojnë për gjendjen e të punësuarve

23 shkurt 2024 | 15:41

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Kuvendit të Kosovës (SHSKK), Salihe Salihu, Naim Gjoshi dhe Muhamet Morina.

Përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Kuvendit të Kosovës (SHSKK), kryetarja Salihe Salihu, nënkryetari për organizim Naim Gjoshi dhe sekretari Muhamet Morina e informuan Hykollin për organizimin sindikal në Kuvendin e Kosovës, dhe shprehën dëshirën të jenë pjesë e BSPK-së.

Hykolli u zotua se bashkëpunimi i mirëfilltë sindikal në Kosovë fuqizon vendin tonë e njëkohësisht ngrit mirëqenien ekonomike dhe sociale të të punësuarve duke ua mbrojtur të drejtat dhe duke i përfaqësuar para partnerit social.

Në takim u diskutua edhe për gjendjen e të punësuarve dhe për gjetjen e rrugëve ligjore të veprimit sindikal që ngritin po edhe që ruajnë mirëqenien ekonomike dhe sociale të të punësuarve në vendin tonë, për Ligjin e Pagave dhe për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. S

idomos u diskutua për dialogun social dhe hapjen e kanalit të shëndetshëm të komunikimit Sindikatë – Partner Social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc vendosi Ferrarin e tij përpara të gjithëve në…