HYRJA PËRFUNDIMTARE E MAQEDONISË SË VERIUT NË NATO, FITORE PËR POPULLIN E KOMBIN SHQIPTAR DHE PËR ALI AHMETIN

29 mars 2020 | 19:36

Ismet Sylejmani

Populli, Atdheu e Kombi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pas luftës së UÇK-së, me aletatin tonë më të madh strategjik SHBA-në dhe aleat të tjerë, Maqedoninë e Veriut e bënë moderne e bashkohore!

Maqedonia e Veriut, nga një republikë ish-jugosllave dhe ish-aleate e verbër e Serbisë pushtuese, që për llogari të Serbisë gjakpirëse e të forcave të errëta antishqiptare në Maqedoninë e Veriut vriste e burgoste, torturonte e gjakoste, nëpërkëmbte e përbuzte, shpërngulte, shpërndante e degduste gjithandej shqiptarët, u bë në një shtet i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht, i aftë për të ecur e për të qëndruar në këmbët e veta dhe për më tepër për tu bërë aleat i madh SHBA-së, Britanisë së Madhe, e i Bashkimit Europian, për prosperitet e stabilitet planetar e në luftën kundër terorizmit e të kqijave në mbarë globin!

Kjo Maqedoni e Veriut, kështu sikur ka ardhur deri këtu, në mes tjerash, është edhe kontribut kolosal e mbinjerëzor i udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, i cili e dëshmoi katërcipërisht se me tërë fuqinë e Tij, është i përcaktuar të qëndrojë fuqishëm në kursin euroatlantik, dhe të ecë me vendosmëri e të drejtojë me sukses dhe të mbetët në histori, si njëri nga liderët madhorë dhe më të suksesshemit të kombit të Tij!

Maqedonia e Veriut dikur në të kaluarën, ishte e kontrolluar dhe e dirigjuar nga boshti antishqiptar ruso-serb e nga klani antiamerikan, antieuroatlantik e anti NATO, tani edhe me hyrjen de fakto e dejure në aleancën më të fuqishme të planetit, do të jetë terësisht në funksion modern të aspiratave të ligjshme e të natyrshme shqiptare në çdo pjesë ku flitet, ku jetohet e ku punohet shqip!

Maqedonia e Veriut në NATO, tani e tutje, përfundimisht e përgjithmonë, mbronë çdo shqiptar, mbronë çdo pëllëmbë të tokës shqiptare dhe lufton e ngulfatë me sukses çdo tentativë asimiluese e shkombëtarizuese, çdo shpërngulje e padrejtësi themelore njerëzore ndaj çdo pjestari të popullit shqiptar!

Ra perdja e hekurt!
Ska më!
Ikën kohërat e zeza për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!
Jetë të gjatë e të lumtur popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Prishtinë, 29 Mars 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një intervistë shumë e veçantë është ajo që ka dhënë…