Hysaj preferon të mos largohet nga Napoli

17 maj 2018 | 11:00

Mario Giuffredi, përfaqësues i Elseid Hysajt, ka folur rreth gjendjes së tij.

Së fundmi shumë lajme janë përhapur se ai do të largohet drejt Manchester Unitedit ose PSG-së, por Giufredi i ka hedhur poshtë këto mundësi.

“Besoj se Hysaj do të qëndrojë. Edhe me Sarrin edhe pa të ai do të jetë pjesë e Napolit edhe në vitin e ardhshëm. Edhe nëse Sarri ikën, De Laurentis do të ndërtojë përsëri një ekip të fortë. Dëshira e Elseidit është të qëndrojë. Ancelotti është i madh, por nuk ka një shkop magjik”, ka deklaruar Giuffredi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e…