Hysen Beqa dhe “Armagedoni” dhurojnë libra për shkollën “Jahë Salihu”

05 qershor 2021 | 21:27

Sot, prozatori Hysen Beqa, së bashku me drejtorin e shtëpisë botuese “Armagedoni”, kanë vizituar fshatin Molliq të Komunës së Gjakovës dhe për bibliotekën e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Jahë Salihu”, për rreth 300 nxënës e rreth 50 arsimtarë, kanë dhuruar 151 ekzemplarë të 46 titujve të autorëve shqiptarë dhe të huaj, botime të shtëpisë botuese “Armagedoni”.

Ndihma e Beqës dhe e “Armagedonit”, për bibliotekën e shkollës “Jahë Salihu”, është mirëpritur mirë nga udhëheqësit e shkollës, të cilët donatorëve u kanë dhënë mirënjohje për donacionin e bërë. Sipas drejtorit të shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Armagedoni, ky bashkëpunim me këtë ndihmëtar e motivon që një kësi bashkëpunimi, të dhurimit të librit, ta vazhdojë edhe me donatorë të tjerë nëpër fshatra dhe qytete të tjera të Kosovës. “Kushdo që bën një gjest bujar si Hyseni, që shpreh gatishmërinë të blejë dhe të dhurojë libra për bibliotekën shkollore të fshatit të vet ose të komunës, aq donacion që jep individi, aq donacion do të japë edhe shtëpia botuese ‘Armagedoni’. Këtë herë dhamë libra në vlerë 812 euro e 20 centë. 406.10 euro centë dha Hyseni, 406.10 euro centë dha ‘Armagedoni’. Kësaj iniciative, të blerjes dhe të dhurimit të librit, i janë bashkëngjitur edhe tre individë të tjerë. Nga java e ardhshme do ta fillojmë shpërndarjen e librave edhe në ato biblioteka që ata kanë kërkuar”, ka bërë me dije Berat Armagedoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka barazuar me Uellsin në transfertë. Ndeshja në Kardif…