Shqipëria ndahet baras me Uellsin

05 qershor 2021 | 21:25

Shqipëria ka barazuar me Uellsin në transfertë. Ndeshja në Kardif u mbyll në barazim 0-0 dhe vendasit kishin bërë disa lëvizje, në krahasim me miqësoren me Francën.

Skuadra e drejtuar nga Edy Reja ishte e vendosur mirë në fushë dhe më konkrete, sidomos në pjesën e parë kur italiani kishte rreshtuar skuadrën më të mirë.

Kuqezinjtë kishin një mundësi shënimi të mirë me sulmuesin Rey Manaj, i cili goditi mbi tra në rastin më të mirë të gjithë ndeshjes.

Lushnjari nuk shënoi, por as Uellsi nuk e rrezikoi portën e Selmanit. Williams ishte nga më të rrezikshmit nga miqtë. Një goditje me kokë nuk e pati shënjestrën e duhur.

Më pas ai në pjesën e dytë tentoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, por portieri i kuqezinjve e ndali kundërshtarin. Deri në fund, asnjë gol dhe Shqipërisë i shërben shumë ky duel në prag të ndeshjeve të shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar dhe…