Hysen Durmishi drejt Kuvendit: mbi 22 mijë vota dhe rritje rekord e mbështetjes

02 janar 2026 | 12:53

Kandidati për deputet dhe ministri i Transportit në detyrë, Hysen Durmishi, ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të votave në këto zgjedhje, duke arritur mbi 22 mijë vota, sipas rezultateve paraprake ku janë numëruar më shumë se 90 për qind e votave.

Ky rezultat dëshmon për një rritje të dukshme të mbështetjes qytetare ndaj tij. Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, Durmishi ka siguruar mbi 10 mijë vota më shumë, çka e forcon ndjeshëm pozitën e tij drejt një mandati të sigurt në Kuvend.

Rezultatet e deritanishme tregojnë një konsolidim të vazhdueshëm të reputacionit dhe ndikimit të tij në skenën politike kosovare. Mbështetja e shtuar lidhet, ndër të tjera, me vlerësimin e punës së tij në fushën e infrastrukturës rrugore, përfshirë përfundimin me sukses të projekteve madhore si ndërtimi i urave mbi lumin Ibër, jo vetëm në muajt e fundit, por pothuajse gjatë gjithë vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Akademinë Përkujtimore për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat…