Hyseni: Edhe zyrtarisht u konfirmuar fitorja jonë

28 tetor 2021 | 12:50

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka deklaruar se rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë konfirmuar fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar atë dhe LDK-në më 17 tetor.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më 14 nëntor do të kompletohet fitorja e tyre për të për t’ju dhënë llapjanëve qeverisjen që duan.

 

Postimi i plotë i Hysenit:

Sot, edhe zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë

Falënderoj nga zemra 16,925 qytetarë nga Llapi, Gollaku e Diaspora për besimin që më dhanë në garën për Kryetar të ardhshëm të komunës sonë.

Po ashtu, falënderoj qytetarët për besimin që i dhanë ekipës sonë të re të Asambleistëve, duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë e parë në Podujevë.

Ky rezultat u reflektua edhe në të gjithë Kosovën duke bërë LDK-në partinë e parë në nivel vendi.

Vota juaj për mua dhe Asambleistët tanë, tregon vetëdije të lartë të qytetarëve llapjanë dhe dëshmon se ata duan qeverisje me integritet, vlera morale dhe program PËR TË GJITHË.

Të dashur qytetarë,

Tani jemi shumë më të fuqishëm, e më të mobilizuar dhe me 14 nëntor do ta kompletojmë fitoren tonë të madhe për t’ju dhënë llapjanëve qeverisjen që duan dhe që e meritojnë.

I juaji, përjetësisht, Dr. Ekrem Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daljen nga pandemia qeveria e sheh si një mundësi të…