Hyseni: Faza e parë e punimeve në palestrën sportive në Zhegër pritet të finalizohet së shpejti

12 tetor 2022 | 13:51

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet në palestrën e fshatit Zhegër, për t’u siguruar që po punohet sipas planit.

Kryetari Hyseni ka thënë se faza e parë e këtij projekti pritet të finalizohet së shpejti.

“Gjilani frymon me sportin, e sportdashësit e Gjilanit meritojnë më shumë objekte e hapësira sportive, për të cilat po punojmë çdo ditë që t’i shtojmë”, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i ka bërë…