Hyseni i dhuroi Nikut makinën e Alvisës?

18 tetor 2021 | 16:01

Niku, një prej konkurrentëve të Për’puthen i preku të gjithë me historinë e tij gjatë takimit me Alvisën kur tregoi se kishte pësuar një aksident dhe kishte humbur njërën këmbë.

Ndërsa Hyseni zgjodhi që t’i dhuronte makinën e tij, por në Për’puthen Prime tha se nuk e bëri dhuratën për t’u dukur.

Hyseni kishte zgjedhur në makinë ngjyrë të kuqe me të zezë që lumturoi shumë Nikun.

Por vetëm pak ditë më pas rrjeti po zien nga një tjetër lajm ku thuhet se makina në fakt ishte e Alvisës dikur.

Në disa pamje të publikuara shihet se Smart-in e kuq me të njëjtat tarka e ka përdorur Alvisa në kohën kur ishin bashkë, madje ka realizuar edhe në video reklamash me të.

Kjo hodhi edhe një herë dyshime të ndjekësve se mos dyshja vërtetë janë akoma bashkë dhe po luajnë me publikun apo se Hyseni e bëri me qellim këtë gjest!

Se cila është e vërteta sigurisht do të vërtetohet shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boiken Abazi ka bërë të ditur se ka jep dorëheqje…