Hyseni: Mbi nëntë mijë ulëse do të ketë stadiumi i Gjilanit

11 shkurt 2024 | 21:27

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar të dielën projektin e stadiumit të qytetit. Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 15 milionë euro, teksa do të ketë mbi nëntë mijë ulëse.

“Tashmë janë trajtuar dy ankesa dhe presim përgjigjen e OSHP për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve. Pas shumë sfidave, stadiumi po jetësohet! Projekt final e zbatues, buxheti i siguruar, mbi 9000 ulëse, kategoria IV, stadium modern”, ka thënë Hyseni.

https://www.facebook.com/reel/646362260880643

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave i ka njoftuar klubet pjesëmarrëse të çerekfinales…