Hyseni merr 100 vota më shumë të diasporës se sa Haziri

24 tetor 2021 | 19:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në Komunën e Gjilanit i pari me votat e diasporës ka dalë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni me 199.

Ndërsa, i dyti është Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike e Kosovës me 99 vota, njofton Klankosova.tv.

E treta radhitet Leonora Morina-Bunjaku (PDK) me 20 vota,  Lulzim Bexheti me katër vota, Gani Neziri dhe Nazim Gagica janë me nga një votë.

Në rezultatin e rregullt Alban Hyseni ka 18.550 vota dhe Lutfi Haziri ka 18.289 vota. Ky qytet ka shkuar në balotazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Kabul. 8…