Hyseni: Nëse fitoj, djali i Agim Veliut nuk do të jetë nënkryetar

12 nëntor 2021 | 21:09

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka hedhur poshtë zërat se në rast se fiton, postin e nënkryetarit do t’ia jap djali të ish ministrit, Agim Veliu.

Në një prononcim për Klankosova.tv, Hyseni tha se kjo është shpifje e kundërkandidatit.

“Mundëm më ju thënë se janë shpifje e propaganda të kundërkandidatit. Versioni i fundit është se nuk ka asnjë emër në ekzekutiv”, është shprehur Hyseni.

Tutje, ai tha se këso lajme po publikohen prej portaleve të rrejshme, teksa tha se zgjedhjet nuk fitohen me propagandë, por me ekip të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Shqipërisë. Ishte…