Hyseni: Për 4 vjet, shëndetësia ishte një nga prioritetet tona kryesore

24 shtator 2025 | 15:10

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se për 4 vjet, shëndetësia ishte një nga prioritetet tona kryesore.

“Mbi 2 milionë euro investime kapitale në këtë sektor: ndërtimi i ambulancës së re në lagjen Arbëria, mamografia moderne, autoambulancat, pajisje të reja stomatologjike dhe renovime të shumta”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se vetëm ekipet tona në terren kanë realizuar mbi 18 mijë vizita në shtëpi, duke u kujdesur për secilin qytetar me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Vazhdojmë edhe më fuqishëm, për një shëndetësi më afër qytetarëve dhe më cilësore”, tha kryetari Alban Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona të dielën nuk do të kthehet në “Camp Nou”,…