Hyseni për herë të pestë fiton çmimin ‘Ylli i javës’

29 prill 2024 | 12:15

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit, Muhamet Hyseni.

Çmimin “Ylli i javës” për Hysenin, e ndau Shpat Ibrani, menaxher i marketingut në Albi Online. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skënder Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e 31-të t’i takoj Muhamet Hysenit, i cili shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës tonë në udhëtim kundër Prishtinës, që na mban në hap për kreun e tabelës dhe njëherit arriti të rikthehet në pozitën e golashënuesit më të mirë të Albi Mall Superligës me gjithsejtë 21 gola të realizuar. Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem ‘Ylli i javës’, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe ‘Legjendat’”, ka thënë Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta ukrainase “European Pravda” duket se ia ka huqur deklaratës…