Hyseni rikthehet në stërvitje

17 nëntor 2022 | 16:07

FC Prishtina mori një lajm të mirë pasi që mesfushori-sulmues, Hasan Hyseni është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi i tij ka shkuar shumë mirë nën kujdesin e mjekut Qërim Kida.

Ndryshe nga Hyseni, Mërgim Pefqeli vazhdon të jetë i lënduar.  Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë tri deri në pesë javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është akuzuar shpesh për raportet…