Hyseni tregon një bisedë me Rugovën në Rambuje: Le të bëhet kushdo shef i delegacionit

25 mars 2024 | 22:25

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambuje Skënder Hyseni, ka rrëfyer për një bisedë që ka pasur me presidentin Ibrahim Rugova, para 25 vjetësh kur pritej të nisnin bisedimet me Serbinë.

Hyseni në Rubikon tha se Rugova se ka pasur aspak problem se kush do të bëhej udhëheqës i delegacionit.

“Qëllimi i Rugovës ishte NATO-ja në lojë”, tha Hyseni.

Ai theksoi se projekt-marrëveshja e paqes atje në 90 për qind të rasteve ka qenë katastrofale.

” Nëse duam ta pranojmë burrërisht edhe troç. Po të pranohej ashtu siç ka qenë, pa deklaratën e Albrightit për refendum për pavarësi e pa shumëçka qysh ka qenë në fillim, nuk është se ka qenë ndonjë zgjidhje fatlume”, theksoi ai.

Ndryshe, dje me datë 24 mars 1999-të, janë bërë 24 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elektroshok në organet gjenitale. Prihet veshi dhe vendoset në gojën…