
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj sot mbajnë seancën e radhës në Speciale
30 mars 2021
| 08:23
Dy ish-krerët e OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot mbajnë seancën e radhës në Hagë.
Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe është seanca e tretë lidhur me ecurinë e çështjes.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë.