I dyshuari, ‘i njohur për shërbimet psikiatrike’, thotë shefi i policisë në Kopenhagë

04 korrik 2022 | 09:00

Shefi i policisë në Kopenhagë, Soeren Thomassen, thotë se i dyshuari për sulmin e mbrëmshëm ishte i njohur për shërbimet e shëndetit mendor.

“I dyshuari ynë është i njohur në mesin e shërbimeve psikiatrike”, thotë Thomassen.

Viktimat dukej se ishin shënjestruar rastësisht dhe nuk kishte asgjë që tregonte se ishte një akt terrorist, shton ai, raporton BBC.

Katër persona, duke përfshirë dy shtetas suedezë, janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme pas të shtënave të së dielës në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, ku tre persona u vranë, tha shefi i policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimet…