I ‘forti’ i Portokallisë, godet me grushte e dorezë metalike aktorin Gent Hazizi

29 prill 2020 | 10:28

‘Kapo Kapllani’, personazhi i famshëm i spektaklit “Portokalli” që shfaqet në karakterin e një personi të fortë dhe trafikant, është përfshirë në një konflikt real me një nga ish-aktorët e “Portokallisë”.

Sipas njoftimit të policisë Ledio Lako, aktori që të gjithë e identifikojnë si “Kapoja”,është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë një konflikti fizik, ka qëlluar me grushte dhe dorezë metalike ish-aktorin tjetër të “Portokallisë” Gent Hazizi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Veç Hazizit, burime policore thanë se Lako ka qëlluar dhe shokun e tij Elton Myftiu. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shoqëruar palët e përfshira në këtë ngjarje, duke marrë në pyetje të tre protagonistët e këtij incidenti.

Momentalisht policia ka çuar materialin hetimor në prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një dorezë metalike që dyshohet se është përdorur nga Ledion Lako. Ky i fundit do hetohet në gjendje të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi Ramiz Kelmendi deklaroi se vazhdimi i masave deri në…